BATHORJA dhe Shqiperia.
Nga
rruga kryesore te bie ne sy nje koder qe hap nje spektakel entuziasmues
malesh dhe kodrash qe takojne qiellin e paster dhe te kristalte.
Nga te gjitha anet rrethohet nga shtepi te shumta. Zona duket
shume e populluar. Kjo eshte Bathorja. Ndodhet ne periferine urbane
veriore te Tiranes (kryeqytet i Shqiperise), 7 km nga Sheshi Skenderbej,
ka nje siperfaqe prej 454 hektare dhe nje popullsi rreth 50.000
banore.
Kjo
zone me pare ka qene toke bujqesore e papopulluar: ne vitet '90,
me renien e regjimit te Enver Hoxhes, filluan ndertimet e para,
vepra te njerezve te ardhur nga veriu dhe verilindja e Shqiperise
si rezultat i migrimit te brendshem te pakontrolluar te shkaktuar
nga varferia.

Bathorja eshte e rrethuar nga malet, nga gjelberimi, nga liqenet
artificiale, nje natyre e gjitha per tu zbuluar dhe per
tu jetuar se bashku me magjine e kultures shqiptare.
Familjet vijne pothuajse te gjitha nga veriu i vendit, qe ka arritur
tashme ne kufinjte e varferise, ku te gjesh nje pune eshte me
te vertete nje arritje e madhe. Shume familje erdhen pa asgje
dhe me shume mundime e veshtiresi jane duke ndertuar nje vend
ku te jetojne.

Normalisht familjet jane te grupuara sipas vendit nga ato vijne
dhe sipas lidhjeve familjare: pjesa me e madhe eshte me origjine
nga Kukesi por nje numer i madh familjesh jane edhe nga Tropoja,
Puka dhe Mirdita.
Traditat jane nje pasqyre e pasur e shpirtit te ketij kombi
dhe cdokush qe vendos te shkruaje historine e nje populli duhet
t'i referohet ketyre traditave per te rritur pasurine e gjuhes.
Nje pjese e rendesishme e ketyre traditave eshte Kanuni.
Fjala
"kanun" vjen nga fjala greke -éáipi-
qe eshte nje mjet druri per te vizatura vija te drejta. Kanuni
mbledh ligjet te transmetuara nga breznite dhe te pa kodifikuara,
nepermjet te cilave ecte popullsia shqiptare e veriut shume kohe
me pare.
Ne Kanun jane te pershkruara te gjitha ligjet. Flitet per nderin,
per mikpritjen si nje pjese e kanunit por edhe si nje virtyt i
popullit Shqiptar. Ne kanun thuhet se "shtepia eshte e zotit
dhe e mikut" dhe ketij te fundit i rezervohet vendi me i
mire. Kur miku del nga shtepia shoqerohet deri ku ai do.