|
Mikpritja.
Mikpritja Shqiptare eshte shume e pasur. Shtepia eshte shume e rendesishme
dhe mikut i ofrohet maksimumi ne menyre qe ai te ndjehet sa me rehat.
Traditat ne keto ane jane shume te gjalla dhe miku eshte gjithmone
i mirepritur.
Mikpritja ne Bathore perfshin:
- ushqimi (mengjesi, dreka dhe darka) pjata tipike Shqiptare;
- akomodimi (max. 2 persona per cdo familje).
Jane
te garantuara sherbimet higjenike, uji, ne te gjitha shtepite. Me
poshte mund te shihni disa nga fotot te bera ne shtepite qe ofrojne
mikpritje.
Gjate ketyre diteve do te organizohen keto aktivitete:
- vizite te Bathores;
- takim me pleqte per te folur mbi traditat, regjimin, kanunin dhe
jeten e maleve;
- vizite ne ujembledhesin dhe malet prane Tiranes;
- vizita ne Tirane;
- vizita ne zona malore shqiptare.
Te rinjte e
BathoreBeach do tju bejne guiden gjate gjithe kohes qe ju do te
rrini ne Shqiperi qe te mund te njihni dhe vleresoni Shqiperine.
Kontributi i kerkuar per person per cdo dite qe do te rrije
ne Shqiperi eshte 40 euro. jane te perjashtuara kostot e transportit
te vizitave jashte Bathores (mesatarisht kostoja e cdo ekskursioni
eshte 5/10 euro)
Programi i
ketyre diteve mund te kerkohet nepermjet e-mail para se te niseni
dhe me nje percaktim te shpenzimeve per transportin. Brenda programit
mund te behen ndryshime ne baze te kerkesave dhe interesave tuaja.
Numri i diteve qe mund te rrini eshte maksimumi 10. Keshillojme
edhe nje qendrim vetem per 3 dite duke perjashtuar udhetimin, i
konceptuar si fundjave e zgjatur.
Per
pronotime ose informacione te metejshme shkruani ne: info@bathorebeach.net
Kliko siper
fotografive per ti zmadhuar.
|