Projekti BathoreBeach.net
Ne
Bathore eshte nje liqen i vogel artificial dhe per te rinjte e
Bathores eshte plazhi i tyre. Shkojne per te bere banje ne kete
liqen qe ndodhet midis kodrave, larg nga qyteti, nga rremuja dhe
zhurmat. Shkojne te rrine perreth bregut te liqenit per te admiruar
peisazhin e bukur duke menduar per te ardhmen e tyre te ndertuar
ketu ne Shqiperi, dhe duke refuzuar idene e te ikurit patjeter
jashte Shqiperise per te ndertuar jeten.
Kjo eshte endrra e tyre reale!
Te
rinjte e Bathores duan te rrine ne Shqiperi per te ndertuar te
ardhmen e tyre fale zotesise dhe studimeve qe duhet te ndjekin.
Por nuk eshte kaq e thjeshte. Familjet e tyre nuk mund t'i mbeshtesin
duke ju paguar shpenzimet e studimeve, as punet e vogla qe keta
te rinj arrijne te bejne, pasi keto para nuk mjaftojne per te
paguar gjithcka. Te gjithe keta te rinj jane pjese e Qendres Rinore
Horizont, te krijuar nga ata vete, dy vjet me pare.
Secili
nga te rinjte ka vendosur nje objektiv te qarte pune qe lidhet
me formimin, shkollen apo studimet e larta qe duhet te ndjeke
per te permbushur kete objektiv. I gjithe projekti koordinohet
(ne Shqiperi) nga pergjegjesja Erjona Shahini (studente ne universitetin
e Tiranes dhe bashkepunetore me OJF te ndryshme).
Te gjithe
te rinjte flasin gjuhen italiane dhe kjo ben qe komunikimi dhe
njohja te jete shume e thjeshte. Jane nje grup te rinjsh te lidhur
shume me njeri-tjetrin qe duan te gjithe se bashku te permbushin
objektivat e tyre dhe pikerisht per kete do te kete shume bashkepunim
midis tyre.
Ne shkembim
te mikpritjes dhe udhetimit ne kuturen dhe natyren Shqiptare kerkohet
nje kontribut i cili vendoset ne fondin e projektit BathoreBeach.
Ky kontribut me pas ndahet ne menyre te barabarte midis 9 te rinjve:
Bukuries, Ardisonit, Elvires, Aleksandrit, Aurores, Rajmondes,
Rolandit dhe Mirjetes.
Parate qe
do te marrin do te jene nje integrim per te mbuluar pjesen e munguar
te shpenzimeve per perfundimin e procesit te formimit.
Projekti
fillon me keta te rinj per te perfshire me vone edhe te rinj te
tjere.