Home Page - Projekti - Bathorja - Te Rinj dhe objektiva - Mikpritja - Si te vish - Kontakte
Te rinj dhe objektiva.

Ne vazhdim jane te listuar 8 te rinjte, ku secili ka vendosur nje objektiv pune te lidhur me nje proces formimi ose shkollen perkatese qe duhet te ndjeke. Kontributet e mbledhura nga mikpritja, do te perdoren per permbushjen e ketyre objekivave.

Rajmonda Sulaj, 24 vjece.
Une studioj per histori-gjeografi, jam ne vitin e trete. Te studioj historine e popullit tim me ben te ndihem krenare. Ndihem me te vertete shume mire. Objektivi im eshte te mbaroj kete fakultet dhe me pas te studioj per arkeologji per te patur formimin e duhur dhe per te vazhduar eksplorimin mbi historine e origjines dhe zhvillimit te popullit tim, duke ju krijuar mundesi brezave te rinj te njohin historine, historine e Ilireve dhe te Arberve.
Roland Ndrepepaj, 19 vjec.
Per mua eshte e rendesishme te punosh sepse puna te ndihmon te rritesh jo vetem ekonomikisht por edhe nga ana intelektuale, pastaj jeta eshte e perbere nga puna. Une do te doja te punoja ne fushen e biznesit, te bej ekonomistin. Per te arritur kete me duhet te vazhdoj fakultetin ekonomik.
Bukurie Imeraj, 17 vjece.
Une vazhdoj gjimnazin dhe ne te njejten kohe frekuentoj edhe qendren sociale ku perballem me probleme te shumta, nje pjese e te cilave u perkasin personave ne brendesi te vetes se tyre. Ata kane nevoje te ndihmohen per te kuptuar veten duke vleresuar virtytet qe ata kane dhe une mbi kete gje dua te punoj sepse e ndiej dhe me pelqen shume te bej psikologen. Por per te arritur kete duhet te mbaroj shkollen e mesme dhe te filloj fakultetin e psikologjise.
Aurora Gjoka, 18 vjece.
Une jam 18 vjece dhe jam ne vitin e trete te shkollese se mesme. Duke pare situaten politike ketu ne Shqiperi, ku shume gjera nuk funksionojne ashtu sic duhet ne nje kohe kur Shqiperia ka me te vertete shume nevoje, me ben te ndihem keq. Edhe pse sistemi ka 15 vjet qe eshte nderruar, qeveritaret tane lene shume per te deshiruar ne drejtimin e shtetit dhe sipas meje duhet te jemi ne te rinjte qe te sjellim eren e re, qe te ndertojme Shqiperine tone. Qellimi im eshte te studioj shkenca politike dhe me pas te punoj ne kete fushe per Shqiperine time.
Ardison Perpepaj, 20 vjec.
Jam 19 vjec dhe duke mos patur mundesi ekonomike nuk e kam vazhduar shkollen e mesme dhe kjo eshte nje mungese e madhe ne formimin tim. Dua ta filloj sepse kam nevoje te jem i plotesuar nga ana e formimit dhe te kem me pas mundesi te mbaroj shkollen profesionale per hidraulik. Duhet te punoj per veten time dhe per familjen time sepse kemi nevoje, pastaj edhe me pelqen ta bej kete pune. Ne te njejten kohe dua qe te bej edhe nje kurs te gjuhes anglese sepse me pelqen.
Elvira Spaho, 20 vjece.
Une jetoj ne Shqiperi, me pelqen dhe jam krenare qe jam shqiptare por me vjen shume keq qe ketu shume gjera nuk shkojne, nje nder keto eshte edhe korrupsioni qe ekziston ketu dhe qellimi im eshte pikerisht ky, te punoj ne fushen e drejtesise per te luftuar korrupsionin dhe trafikimin. Per kete kam nevoje te mbaroj Fakultetin Juridik. Pervec kesaj, jam duke vazhduar Fakultetin e Inxhinierise se Pyjeve, dhe dua ta perfundoj per te punuar me pas mbi ambientin, per te dhene kontributin tim edhe ne kete fushe, duke zvogeluar ndotjen edhe pse qellimi im eshte drejtesia.
Mirjeta Rrucaj, 21 vjece.
Per arsye te ndryshme ekonomike dhe mentaliteti nuk kam mundur te vazhdoj shkollen e mesme me sistemin e dites por me korespondence. Gjate kesaj kohe kam punuar dhe vazhdoj te punoj ne fushen sociale duke bere animatoren dhe kam kuptuar se me pelqen dhe ndihem mire. Objektivi im eshte te vazhdoj shkollen e mesme dhe me pas te vazhdoj shkollen profesionale per operator social. Vetem keshtu mund te punoj ne fushen qe me pelqen duke me ndihmuar nga ana ekonomike mua dhe familjen time.
Afrim Cani, 22 vjec.
Une nuk kam mundur te vazhdoj shkollen e mesme per arsye te ndryshme dhe tani gjendem ne nje situate te veshtire, nuk mund te gjej pune. Kam provuar te punoj si postier dhe kjo pune me pelqente por edhe aty duehej formimi i duhur, nje kurs profesional per postier. Duhet te filloj shkollen e mesme me sistemin e korrespondences dhe me pas te bej kursin qe do te me ndihmoje te punoj dhe te jetoj.
Aleksander Imeraj, 20 vjec.
Obiektivi im eshte te punoj ne fushen e biznesit, te bej ekonomistin per dy arsye: per te krijuar mundesine e nje jete te mire vetes time dhe familjes time dhe te punoj per Shqiperine sepse pjesa me e madhe e te rinjve shqiptare punojne jashte, ne nje kohe kur Shqiperia ka me te vertete shume nevoje dhe duhet te jemi ne te rinjte duke ndertuar te ardhmen e saj. Rruga qe une duhet te ndjek per te permbushur kete objektiv eshte te vazhdoj Fakultetin Ekonomik.